AKTUALITETLAJME

Koha kur Thaçi, Buzhala, Grabovci bënin fushatë edhe arave për PDK-në

Së bashku po bëjnë fushatë. Pavarësisht armiqësivë të tanishme, personazhet në foto dikur kishin raporte të shkëlqyeshme.

Pikërisht Presidenti i tanishëm z. Hashim Thaçi kishte lobuar për gazetarin e njohur z. Berat Buzhala për ta fituar ulësen e deputetit.

Më vonë, Berat Buzhala ofroi dorëheqjen prej strukturave të PDK-së.

Presidenti i vendit në një intervistë në TV7 përballë analistëve ishte përplasur me gazetarin Berat Buzhala, shkruan GazetaBlic.

Derisa Buzhala insistonte që libri i dy autorëve të huaj është paguar nga presidenti dhe se sipas tij, ata e kanë lavdëruar tej mase, ka reaguar Hashim Thaçi.

Ai i tha Buzhalës se nëse dikush e ka lavdëruar atë, është pikërisht ish- deputeti i PDK-së. “Nëse dikush më ka lavdërua, atëherë jeni ju Beart. PDK-në e keni quajtur si Barcelona e mua si Messi“ /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close