AKTUALITETLAJME

UÇK injorohet nga Surroi, por çfarë kishte thënë Presidenti Klinton për UÇK-në në 1999?

Para 20 vitesh, më 23 maj 1999, Presidenti Bill Klinton, u deklarua edhe për UÇK-në.

Ja çfarë thoshte presidenti më i respektuar nga shqiptarët;

“Megjithëse Millosheviçi ka dëbuar me qindra mijëra shqiptarë kosovarë nga shtëpitë e tyre, ai nuk e ka eliminuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Madje radhët e saj po shtohen dita-ditës, ajo ka filluar të ndërmarrë ofensiva kundër forcave serbe, të cilat fshihen skutave për t’u shpëtuar goditjeve ajrore”.

Bill Klintoni gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-s për ndërhyrjen e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999.

Clintoni vijoi dy vite në shkollën katolike para se të regjistrohej në shkollën publike në Hot Springs. Ai ishte nxënës tërheqës dhe i suksesshëm.

Në vitin 1963 pas vitit të parë të shkollës së mesme, Clintoni u zgjodh si njëri nga dy përfaqsuesit nga Arkansasi në programin e qeverisë për student në Boys Nation.

Në kuadër të këtij programi ishte debatuar për të drejtat e e qytetarëve. Me këtë rast në kuadër të këtij programi takohet me presidentin J.F. Kennedy në Shtëpinë e Bardhë.

Clintoni përfundoi gjimnazin në vitin 1964 dhe u regjistrua në Universitetin Georgetown në Washington, ku zgjoi interesin për mardhënjet ndërkombtare. Gjatë viteve të shkollës ai u angazhua të ndihmojë në punët e komitetit të Senatit për punët e jashtme të cilat i udhëhiqte senatori William Fulbright, demokrat nga Arkanzasi. 

Clintoni ishte admirues i tij sepse kritikonte rreptë përzierjen amerikane në luftën e Vjetnamit. Clintoni gjithashtu ishte simpatizues i lëvizjes së zezakëve të viteve 1960-të.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close