AKTUALITETLAJME

FOTO EKSLUZIVE: Hydajet Hyseni, Basri Musmurati, Milaim Zeka e Xhafer Shatri gjatë luftës në Tiranë

Veprimtarët e Çështjes Kombëtare, të cilët sot i përkasin subjekteve të ndryshme politike, shihen gjatë vitit 1999, më saktësisht gjatë kohës së luftës në Tiranë.

Hydajet Hyseni, Basri Musmurati, Xhafer Shatri e Milaim Zeka shihen duke pirë kafe e duke diskutuar në një lokal të Kryeqytetit të Shqipërisë.

Sot, Hydajet Hyseni pas PDK-së ka kaluar në Vetëvendosjen e Albin Kurtit, Milaim Zeka nga Partia e NISMA-s së Fatmir Limajt ka formuar Partinë e tij Euroatlantike që nuk arriti ta kalojë pragun dhe Basri Musmurati i cili fillimisht ishte në LDK më pastaj kaloi në krahun e luftës, më saktësisht në PDK dhe ishte edhe Sekretar. Xhafer Shatri ishte Ministër i Informimit në qeverinë e Bukoshit.

Ende nuk dihet se çka është diskutuar në këtë takim, por sigurisht çështjet të cilat e kanë preokupuar vendin dhe luftën e Kosovës kanë qenë temë kryesore e këtij takimi. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close