ATËHERË KUR TË GJITHË ISHIN LDK: Lutfiu, Zenuni, Ahmeti…

Aktualisht janë kundërshtarë të ashpër që nuk i kursejnë fjalë e rënda ndaj njëri -tjetrit. Por dikur të gjithë këta ishin pjesë e një subjekti politik që i bindej vetëm një lideri -Ibrahim Rugovës.
Fjala është për persona publikë që në vitet 90’të ishin të përfshirë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila atëbotë konsiderohej si lëvizja më e madhe për pavarësimin e Kosovës nga Serbia.
Basri Musmurati aktualisht në PDK, Zenun Pajaziti (PDK), Lutfi Haziri (LDK), Ahmet Isufi (AAK),Lulzim Peci (ish -ambasador i Kosovës dhe pjesë shoqërisë civile) siç dihet tani i kanë ndarë rrugët, por siç shihet, në këtë fotografi në të kaluarën kanë qenë pjesë e një subjekti politik.
Express sjell fotografinë e cila po qarkullon në internet, ku këta aktivistë të LDK’së, për dallim nga tani, duket se nuk kanë pasur shumë kohë dhe mundësi të kujdesen për modën.