AKTUALITETLAJME

Amerika mund të luftojë kundër krejt planetit e vetme – dhe prapë do të fitonte

Çfarë do të ndodhte nëse SHBA do të përballej ushtarakisht me gjithë botën? Jo vetëm rivalët tradicional, por çfarë nëse SHBA-së do t’i duhej të luftonte edhe me aleatët e saj si Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe gjithashtu Koreja e Jugut?

Me pak fjalë, SHBA do t’i shkelte ato, shkruan Business Insider. Veçanërisht nëse SHBA do të tërhiqej prapa në kontinentin e saj dhe të qëndronte aty.

Së pari, SHBA ka Marinën më të madhe në botë. Me anijet që zhvendosin 3,415,893 ton, masa e Marinës së SHBA-së është më e madhe se tetë marinat e tjera më të mëdha në botë, të kombinuara së bashku.

Edhe anijet amerikane, si tërësi, janë më të avancuara teknologjikisht sesa këto vendet e tjera. Për shembull, Amerika ka aeroplanmbajtës të avionëve bërthamor, dhe ka 10 me të 11’in që është duke u krijuar.

Dhe krejt kjo fuqi është pa Rojet Bregdetare të SHBA-së, të cilat nuk janë forcë ekspeditash, por mund të përdorin C-130’sha dhe platforma të tjera për t’i dhënë Marinës më shumë sy në hapësirat e betejës.

Operatorët e saj kundër terrorizmit mund të mbrojnë udhëheqësit e qeverisë dhe të sigurojnë portet amerikane. Kështu që ta sulmosh Amerikën përmes ujit është me të vërtetë një ide e tmerrshme.

E dyta, fuqia ajrore e SHBA-së është më e forta në botë. Aktualisht, SHBA ka rreth 14,000 aeroplanë dhe helikopterë të shpërndarë nëpër pesë shërbime. Kjo i bie se SHBA ka më shumë aeroplanë se shtatë vende të botës së bashku.

Avioni luftarak i gjeneratës së pestë, që është i vetmi i tillë në botë, F-22, do të bënte patrullime të vazhdueshme ajrore përgjatë kufijve të SHBA-së për të parandaluar çdo inkursion nga bombarduesit e armikut.

Lëshuesit raketor të Ushtrisë së Patriotëve do të ndihmonin në ndalimin e avionëve apo raketave të armikut dhe ekipet e raketave Stinger/Avenger do të shfarosnin çdo avion ose helikopter me fluturim të ulët.

Pra, ushtritë e pjesës tjetër të botës duhet të luftojnë përgjatë ndonjë kufiri tokësor me SHBA, përderisa mbështetja e tyre ajrore është duke rënë përreth tyre.

Qëllojani se çfarë do të ndodhte pastaj? Tanket e Ushtrisë dhe të Marinës, që janë gati 9,000 në numër, do të bashkoheshin me mijëra automjete anti-tank, helikopterë Apache dhe Kobra, dhe skuadra të tjera anti-tank që mbajnë raketa si Javelins dhe TOW për të asgjësuar armatimin e armikut.

Trupat e tjera luftarake në përpjekje për të kaluar përmes ‘eshtrave të shkatërruar të mbështetjes së tyre ajrore’ dhe kërcënimeve të djegura që dikur ishin tanket e tyre, do të gjendeshin përballë trupave më të avancuar teknologjikisht në botë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close