AKTUALITETLAJME

Albulena Haxhiu dhe Labinotë Demi dikur “eskaluan” ndaj njëra-tjetrës, ndërsa sot janë kolege

Indeksonline ka siguruar pamjet e përplasjes dhe momentit ku Haxhiu i turret Demit duke i bërtitur.

Demin ka sqaruar se ajo ka shkuar për t’i dhënë vërejtje Haxhiut për provokimin e saj me ujë ndaj deputetëve të opozitës gjatë seancës së Kuvendit.

Gjatë debatit deputetja Haxhiu e ka akuzuar deputeten Demi për mos-kundërshtim të Asociacionit Komunave Serbe në Kosovë, ndërsa kjo e fundit i ka hënë Albulena Haxhiut se ajo nuk mund t’i tregojë se çfarë qëndrimi të mbajë, raporton Indeksonline.

E pyetur përmes telefonit, Labinota Demi ka thënë se nuk mund ta quaj konflikt diskutimin me deputeten Haxhiu, dhe se vërejtja e saj ka qenë provokimi me anë të hedhjes së ujit gjatë seancës nga Haxhiu.

“Nuk do ta quaja konflikt. Vërejtja ime ka qenë për provokimin me ujë nga zonja Haxhiu, ndërkohë që komenti i saj ka qenë s’po të vjen turp që s’ke thanë kurgja për Zajednicën. Unë vetëm i thashë që ju jeni ata që s’po na lejoni ta themi mendimin, dhe ju ia keni vendos emrin Zajednicë. Nuk kemi pas përplasje siç duan ta paraqesin mediat”, ka thënë Demi. 

Shikoni pamjet e vitit 2015: https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/819022158195466?sfns=mo

Sot, dy deputetet e Vetëvendosjes i kanë harruar mosmarrëveshjet dhe duken mjaft të hareshme së bashku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close