AKTUALITETLAJME

Albin Kurti para 2 javësh i thuri lavde shoferit, sonte e përplasi me veturën e Policisë

Sonte makina e kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë.

VV konfirmoi rastin, por tha se gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar.

Por para dy jave, Kurti thuri jo pak lavde për shoferët e tij.

Për vozitjen time shembullore, Lulzim Xhaka e Liman Hoti. Kur jemi vonuar në ndonjë tubim apo takim kurrë nuk ka qenë për fajin e tyre. Me njerëz si këta e kam pasur shumë më kollaj se ç’mendohet”, ka thënë ndër të tjera Kurti, shkruan Reporteri.net.

Momentin kur Kurti lavdon shoferët e tij gjeni nga minuta 02:45:

Kujtojmë se Kurti qëndroi në Tiranë mbrëmjen e sotme për ta festuar fitoren e VV’së në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close