AKTUALITETLAJME

1990: Foto e parë e Forumit Rinor të LDK-së, shumë prej tyre janë në subjekte tjera tani

Një foto e cila është dërguar në redaksinë tonë, shihen personalitete të ndryshme politike.

Emrat si; Zenun Pajaziti, Lutfi Haziri, Bujar Nevzati, Xhemajl Salihu, Musa Selimi, Ilir Brestovci, Afërdita Bekteshi e shumë të tjerë janë pjesë e fotos.

Shumë prej tyre, ndërkohë duke mos u pajtuar me vizionin e tyre dhe rrjedhen e zhvillimeve politike e shoqërore, vendosën t’i ndajnë rrugët. Kështu që Zenun Pajaziti, Bujar Nevzati e Xhemajl Salihu kaluan në Partinë Demokratike të Kosovës.

Gjithashtu, Bujar Nevzati iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën për çlirimin e vendit.

Foto është realizuar nga mjeshtri i saj Foto Fari në fshatin Pasjak.

Ne do të vazhdojmë t’i publikojmë edhe shumë foto e aktivitete të kohës e dekadave të kaluara, për t’i sjellur edhe njëherë në kujtesë shumë ngjarje historike e interesante. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close