AKTUALITETLAJME

Veprimtari i palodhshëm i çështjes kombëtare, dështon totalisht në Vetëvendosje

Hydajet Hyseni, i njohur si Kaloshi, ka marrë numrin më të vogël në raport me kandidatët e tjerë në Gjilan.

Partia e Albin Kurtit ka dalur e para në Gjilan duke marrë 39,75% ose 17 mijë e 864 vota. Hydajet Hyseni ka marrë vetëm 898 vota.

Kjo tregon që anëtarësia e Vetëvendosjes në aspektin e politikës së tanishme nuk e ka besimin e duhur tek veprimtari z. Hydajet Hyseni.

Votat e kandidateve të VV në Gjilan janë :
Arbëreshë Kryeziu-Hyseni 5840
Alban Hyseni 5765
Labinotë Demi-Murtezi 4703
Arijeta Rexhepi 4603
Glauk Konjufca 3541
Nevzat Isufi 3081
Ismajl Kurteshi 2836
Shemsi Syla 2017
Albulena Haxhiu 1807

Sami Kurteshi 1394

Enkelejda Arifi 1030

Arben Vitia 1006

Driton Tali 988

Hydajet Hyseni 898


Hydajet Hyseni – Kaloshi u lind më 10 mars 1954, në Përlepnicë të Gjilanit. Ka studiuar Gazetari dhe Diplomaci në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar gazetar i “Rilindjes” dhe më vonë redaktor dhe kryeredaktor i gazetës ”Bujku”. Ka qenë pjesë e Lëvizjes së fshehte çlirimtare të kohës dhe i shtypit ilegal. Për shumë vite i burgosur politik. Pas lirimit nga burgu, nuk e ka reshtur veprimtarinë politike në lëvizjën e fshehtë të LPK-së dhe njëkohësisht ka qenë i angazhuar në alternativën politike të kohës si dhe në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut – KMDLNJ. Anëtar i delegacionit në konferencën e Rambujesë, anëtar i Qeverisë së përkohshme, bashkëdrejtues në Strukturat e Përbashkëta Administrative dhe poashtu, Deputet i disa legjislaturave që prej vitit 2000.

Aktualisht është kryesues i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, drejton Shoqatën e ish të burgosurve politik dhe është anëtar i këshillit global të Federatës për Paqe Universale. Autor e bashkëautor i një sërë botimesh letrare e publicistike. Është i martuar dhe baba i katër fëmijëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close