AKTUALITETLAJME

Rekordi i Rugovës në zgjedhje, kaq vota i kishte marrë në vitin 2001

Në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit në vitin 2001, partia e Ibrahim Rugovës, Lidhja Demokratike e Kosovës kishte shënuar rekord të votave, shkruan Insajderi.

Atëbotë, LDK kishte dalur partia e parë me me gjithsej 359,851 vota apo 45.65%.

Partia e dytë ishte radhitur ajo e Hashim Thaçit, Partia Demokratike e Kosovës me 202, 622 vota apo 25,70%./Insajderi.com/

Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen e kreu në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në École Pratique des Hautes Études, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close