AKTUALITETLAJME
Kontra në Balec: Vetura 3Z në trotuar, ndërsa nxënësit ecin në rrugë

Një foto e cila është shpërndar në rrjetet sociale, shihet një veprim aspak i mirë nga shoferët e komunikacionit, por edhe nga vozitësi i veturës Zyrtare 3Z.
Siç mund të shihet edhe në foto, në vendin e destinuar për lëvizjen e qytetarëve, janë parkuar veturat. Në mungesë të trotuarit nxënësit detyrohen të ecin nëpër rrugë.
Ky fonemen është i madh pothuajse në të gjitha pjesët e qytetit të Gjilanit. Shoferët, ndoshta edhe për shkak të mungesës së parkingjeve, i vendosin veturat në vende ku e pengojnë lëvizjen e qytetarëve.
Rasti ka ndodhur në lagjen e Balecit, lagje e cila është në qendër të qytetit të Gjilanit. /gjilanisot/