AKTUALITETLAJME

Kadri Veseli për herë të parë tregon një bisedë mes tij dhe Adem Jasharit

Kadri Veseli ka treguar për herë të parë një ngjarje interesante nga lufa, kur ka qenë në Tiranë së bashku me komandantin legjendar Adem Jashari, shkruan Gazeta Metro.

Veseli ka thënë se nga viti 1992 ai dhe Adem Jashari kanë qenë bashkë në Tiranë dhe ka treguar një bashkëbisedim të tyre në banesën e tij.

Ai ka thënë se Adem Jashari ka qenë i shqetësuar në kohën kur kanë qenë në Tiranë, pasi që ai i kishte lënë fëmijët dhe familjen në Prekaz dhe nuk e ka ditur se a do ta sulmojë Serbia shtëpinë, apo çfarë do të ndodhë me fatin e tij.

“Ishalla na lajnë ka një mashkull gjallë, se për neve nuk ka problem edhe me shku”, ka cituar Veseli, fjalët e Adem Jasharit.

Tutje ai ka thënë se Komandanti legjendar i UÇK’së ka qenë burrë dhe nuk ka qenë frikacakë, ashtu siç ka qenë burrë ju ka shkuar edhe gjërave deri në fund.

Për Kadri Veselin është folur vazhdimisht, sidomos nga koha kur ai publikisht foli për shuarjen e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), në vitin 2008.

Ajo që dihet për numrin një të PDK’së është fakti që ka qenë nder themeluesit e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe bashkëluftëtar i Adem Jasharit.


Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close