AKTUALITETLAJME

I riu Bill Clinton duke shtrënguar duart me Presidentin John Kennedy

Bill Clinton duke shtrënguar duart me presidentin e asaj kohe John F. Kennedy në Washington DC, më 1963.

Siç shihet edhe në foto, i riu Bill Clinton ishte i emocionuar dhe entuziazmuar atë kohë, pas takimit dhe përshëndetjes me Presidentin e ndjerë John Kennedy.

Bill Klintën (William Jefferson Clinton) lindi më 19 gusht të vitit 1946 në HopeArkansasSHBA. Bill Klintoni është një politikan amerikan i cili shërbeu si President 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001. Ai ka shërbyer më parë si Guvernator i Arkansas nga viti 1979 deri në vitin 1981 dhe nga 1983 deri në vitin 1992, dhe si Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Arkansas nga viti 1977 deri më 1979. Klinton është anëtar i Partisë Demokratike. Ideologjikisht ai i përkiste demokratëve të rinj, dhe shumë prej politikave të tij reflektonin një filozofi të rrugës të tretë centriste të qeverisjes.

Bill Klintoni gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-s për ndërhyrjen e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999.

Clintoni ishte admirues i tij sepse kritikonte rreptë përzierjen amerikane në luftën e Vjetnamit. Clintoni gjithashtu ishte simpatizues i lëvizjes së zezakëve të viteve 1960-të.

Pas vrasjes në vitin 1968 të Martin Luther King (disa ditë para se ta kryente shkollimin), që shkaktoi kryengritjen e zezakëve në disa qytete amerikane, Clintoni ishte vullnetar për të ndihmuar me ushqim dhe veshmbathje për njerzit që kishin mbetur pa shtëpi.

Gjatë vitit të dytë të studimeve Clintoni fitoi bursën e Rhod dhe shkoi në Universitetin e Oxfordit në Angli ku kaloi dy vite. Në vitin 1970, Clintoni u regjistrua në Fakultetin Juridik në universitetin e Yale. Shkollimin e pagoi duke punuar në punë të ndryshme. Këtu takoi Hillary Diane Rodham nga Chicagoja. Clintoni u diplomua për Juridik në vitin 1973 dhe shkon në Fayetteville në Arkansas për të dhënë mësim në Fakultetin Juridik të Arkanzasit. Ai dhe Hillari u martuan më 19 n[ntor 1975. Ata kanë vetëm një vajzë, Chelsea Victoria Clinton, e cila lindi më 27 Shkurt 1980.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close