AKTUALITETLAJME

Gani Neziri: Askush nuk mund t’i sjellë dëm më të madh PDK-së, se sa ata që janë brenda

Veprimtari i hershëm i PDK-së z. Gani Neziri ka reaguar përsëri në lidhje me zhvillimet e fundit të PDK-së.

Ai ka thënë se “Askush nuk mund t’i sjellë dëm më të madh PDK-së, se sa ata që janë brenda në PDK, por që nuk ndjehen me mendje e me zemër PDK”.

Gjithashtu, kohë më parë z. Neziri ka bërë një përmbledhje pas humbjes së zgjedhjeve të PDK-së;

Humbja e garës së jashtëzakonshme zgjedhore të PDK-së, ndoshta, mund të shpjegohet me një fjali të vetme:
Sabotimi i Kryetarit Kadri Veseli nga të “domosdoshmit” në PDK, nga të padiciplinuarit brenda partisë dhe nga servilët ende të pazbuluar!

U bënë tri ditë që zgjedhjet e jashtzakonshme përfunduan dhe kjo rezultoi me humbjen e besimit të qytetarëve të Kosovës në qeverisjen e PDK-së dhe partnerëve të saj në koalicion.

Në mënyrën më gjentëlmene qytetare (ashtu qysh nuk jemi mësuar të shohim në Kosovë), Kryetari i saj z.Kadri Veseli pranoi humbjen krejt qetësisht.

Humbja e garës së jashtëzakonshme zgjedhore të PDK-së, ndoshta, mund të shpjegohet me një fjali të vetme: sabotimi i Kryetarit Kadri Veseli nga të “domosdoshmit” dhe nga të padiciplinuarit brenda partisë!

Këtu hyjnë edhe disa servilë e mashtrues (të “afërt” me të afërmit e Kryetarit) me ide “gjeniale” duke ofruar propozime kandidaturash nga kuadrat e shkolluara “profesionale” – periferike, që në fakt, nuk kanë asnjë lidhje emocionale me PDK-në. E poashtu, edhe votuesit e mirëfilltë të PDK-së nuk kishin asnjë emocion për votimin e tyre, (natyrisht as unë jo).

Për më tepër, ato kuadra fyenin e përçmonin PDK-në deri pak kohë para se të ishin në listën e PDK-së.

Informatorët e rrejshëm nga terreni, ose, me nder me thënë; spiunët e rrugëtimeve anësore-tinëzare nga degët duke u sjellë me servilitet të skajshëm ndaj Kryetarit ose ndaj bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij depononin depononin informata joreale të zhvillimeve politike nëpër Degë të PDK-së, me çka i kanë devijuar arsyen e veprimeve konkrete dhe kohezive që duhej t’i ndërmirrte Kryetari.
(Në fakt, gjithë krerët politik ndeshen me këshilltarë mashtrues dhe servil të skajshëm)!

Pastaj, dëm të pakrahasueshëm i solli edhe afera “pronto” dhe të suspenduarit e kësaj afere nga Kryetari z.Veseli.
Ata, në vend se të respektonin vendimin e Kryetatit që t’i përmbaheshin rregullit politik të mosparaqitjes në publik, me kryeneqësi bënë veprimin e kundërt; u dukën prezent më shumë se kurrë, madje në plan të parë, në gjithë fushatën e PDK-së, sa këtu e sa atje.

Pra, pikënisja politike e z.Kadri Veseli për luftimin e korrupcionit në Kosovë (që fillimisht dukej shumë serioze dhe u mirëprit nga ana e qytetarëve) u relativizua pikërisht nga bashkëpunëtorët e tij si; ish Deputetë e ish Kryetarë komunash.

Pra, PDK nuk u mund nga kundërshtarët politik partiak, VV dhe LDK por, u mund nga bashkëpartiakët e padiciplinuar brenda partisë dhe servilët ende të «pazbuluar».

Gjithsesi që mund të jetë edhe pak më ndryshe për ta shpjeguar më kuptueshëm mosbesimin e qytetarëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close