AKTUALITETLAJME

Viti 1971: Milici serb duke shqiptuar dënim në Gjilan

Foto e hershme. Gjilani me infrastrukturë të shkatërruar. Represioni serb sa vinte e rritej.

Ishte viti 1971. Një milic i okupatorit serb, shihet duke dënuar një qytetar të Gjilanit.

Foto përshkruan më së miri dhunën dhe terrorin fizik e psikologjik që e shkaktuan forcat e Millosheviçit; jo vetëm në Gjilan, por në të gjithë Kosovën.

Milici serb endej pa asnjë pengesë dhe vështirësi rrugëve të qytetit sepse për të garancë ishte forca e okupatorit.

Seleksionimi në dënime ishte i madh. Faktori etnik ishte determinues dhe përcaktues edhe në dënime. Shqiptarët po goditeshin në të gjitha format, deri sa filluan të organizoheshin dhe t’i kundërvyheshin pushtuesit.

Kryengritësit si Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e shumë e shumë veprimtarë të tjerë do t’i bashkonin forcat për t’iu kundërpërgjigjur forcave shtrënguese të okupatorit./gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close