AKTUALITETMAGAZINASPORT

Takohen gjilanasit, Xherdan Shaqiri e rep artisti Blleki

Dy gjilanasit të cilët janë duke korrur suksese të mëdha në drejtimet e tyre ishin takuar në Alba Festival.

Blleki dhe Xherdan Shaqiri siç duket kanë miqësi edhe personale.

Futbollisti me renome ndërkombëtare Xherdan Shaqiri e ndjekë këngëtarin Flamur Rukovci në Instagram. Kjo dëshmon edhe njëherë se rep artisti Blleki është duke u pëlqyer edhe nga emrat më eminent të sportit kosovar.

Flamur Rukovci karrierën e tij muzikore e ka filluar nga mosha e hershme e rinisë, më saktësisht nga shkolla fillore.

Me guxim e përkushtim e ka filluar karrierën dhe tani është duke lansuar projekte të ndryshme të cilat po priten mjaft mirë nga publiku kosovar.

Këtë verë ka vazhduar me koncerte të ndryshme, nëpër qytetet e ndryshme të Kosovës, por edhe në Evropë e më gjerë.

Në foton e mësipërme shihet edhe rep artisti tjetër i ekipës PINT, Lluni. Së fundmi, Blleki dhe Lluni kanë lansuar muzikën e re të titulluar “tërmet” ku është pëlqyer shumë dhe për një periudhë të shkurtër kohore i ka mbërritur afro 1 milion shikime në kanalin e Youtubes. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close