AKTUALITETLAJME

Qytetarët ankohen, uji në Gjilan merr ngjyrën e kaftë

Banorët e lagjes tek “Rruga e Kumanovës” kanë dërguar disa foto ku shihet papastërtia e ujit gjatë ditës së sotme.

Në foto, por edhe në disa video të dërguar banorët shprehin shqetësimin e tyre rreth cilësisë së ujit.

Për shkak të problemeve rreth ujit të pijshëm, muajve të fundit ka pasur edhe reduktime të ujit. Masat dhe kontrollet rreth keqpërdorimit të ujit janë shtuar nga autoritetet kompetente.

Ende nuk dihen saktësisht arsyet e ujit të ndotur, e cila shihet qartësisht në foton e dërguar nga banorët e lagjes.

Mund të jetë edhe shkaku i gypave të vjetër të cilët e tjetërsojnë ngjyrën.

Qytetarët kanë dërguar edhe lokacionin e saktë se ku kanë hasur në këtë ujë të ndotur. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close