AKTUALITETLAJME

Prof.Dr. Agni Dika: Qemajl Mustafa ishte student i jashtëzakonshëm e përjashtuan nga Universiteti pas demonstratave

Profesor Doktor Agni Dika tregon se si ishte Qemajl Mustafa, për njohjen si student e deri si asistent në Fakultetin e Elektroteknikes para se të merrej me politikë.

Në këto momente ndoshta është korrekte që para qytetarëve të këtij vendi t’i them disa fjalë për pjesën e jetës tënde para zgjedhjes si Kryetar i Komunës, kohën e shkollimit dhe fillimin e punës si asistent, në Fakultetin Elektroteknik.


1. Ishe në grupin e nxënësve të jashtëzakonshëm të Gjimnazit Matematikor.


2. Tregove sukses maksimal gjatë studimeve në Fakultetin Elektroteknik.


3. Për një kohë shumë të shkurtër të punës si asistent në Fakultet i kompletove për herë të parë ushtrimet laboratorike në Departamentin e Automatikës.


4. Fatkeqësisht, pas burgosjes për pjesëmarrje në demonstrata dhe të të ashtuquajturit diferencim ideo-politik, prapa të cilit qëndronin edhe disa kolegë tanë (të cilët më vonë, para dhe pas luftës u vlerësuan si “patriotë” dhe u shpërblyen me tituj e funksione të larta), të detyruan të largohesh nga puna në Fakultetin Elektroteknik.


5. Ndoshta kjo ishte reprizë e “diferencimit”, por në kushte të reja, gjë që sigurisht se do të shërbej si mësim për pjesën vijuese të jetës ka thënë Agni Dika.

Këto janë vlerësimet e Profesorit Universitar Agni Dika.

Qemajl Mustafa ishte kryetar i komunës së Gjilanit për dy mandate, dhe me shumë gjasë mund të jetë përsëri kandidat për Kryetar në zgjedhjet e ardhshme lokale. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close