AKTUALITETLAJME

Pasuria e politikanëve të Gjilanit gjatë vitit 2018, prijnë me miliona euro Lutfi Haziri, Rexhep Kadriu e Valentina Bunjaku

Në Agjensionin Kundër Korrupsion për çdo vit duhet të deklarohen pasuritë e zyrtarëve institucional. Në deklarimet e politikanëve nga Gjilani, në vitin 2018, pasuritë e disa prej tyre arrijnë shuma marramendëse.

Bazuar në deklarimet e tyre zyrtare; ku përfshihen pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, Gjilani SOT i ka nxjerr statistikat e tetë politikanëve nga Gjilani.

1. Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri – shuma e deklaruar e tij arrinë vlerën prej 1 milion e 839 mijë, ku 1 milion e 535 mijë i ka vetëm tokë.

https://www.akk-ks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimi%20i%20Pasurise/Deklarimet/declaration/2018/Komunat/Komuna_e_Gjilanit/Lutfi_Haziri.pdf

2. Deputeti i Kuvendit nga radhët e PDK-së z. Zenun Pajaziti – ka të deklaruara gjithsej 382 mijë euro.

https://www.akk-ks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimi%20i%20Pasurise/Deklarimet/declaration/2018/Kuvendi_i_Republikes_se_Kosoves/Zenun_Pajaziti.pdf

3. Deputetja e Kuvendit nga radhët e LDK-së znj. Valentina Bunjaku Rexhepi, në total i ka të deklaruara 1 milion e 735 mijë e 350.

https://www.akk-ks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimi%20i%20Pasurise/Deklarimet/declaration/2018/Kuvendi_i_Republikes_se_Kosoves/Valentina_Rexhepi.pdf

4. Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes z. Sami Kurteshi ka të deklaruar gjithsej 1 milion e 730 mijë e 100.

https://www.akk-ks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimi%20i%20Pasurise/Deklarimet/declaration/2018/Kuvendi_i_Republikes_se_Kosoves/Sami_Kurteshi.pdf

5. Zv. Ministri i Infrastrukturës i cili vjen nga radhët e AAK-së z. Rexhep Kadriu, në total ka deklaruar 3 milion e 689 mijë e 103 euro.

https://www.akk-ks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimi%20i%20Pasurise/Deklarimet/declaration/2018/Qeveria/Ministria_e_Infrastruktures/Rexhep_Kadriu.pdf

6. Deputeti tjetër nga radhët e Vetëvendosjes z. Ismajl Kurteshi ka gjithsej 434 mijë e 500 euro.

https://www.akk-ks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimi%20i%20Pasurise/Deklarimet/declaration/2018/Kuvendi_i_Republikes_se_Kosoves/Ismajl_Kurteshi.pdf

7. Deputeti dhe Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së z. Ahmet Isufi ka deklaruar gjithsej 308 mijë e 80 euro.

https://www.akk-ks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimi%20i%20Pasurise/Deklarimet/declaration/2018/Kuvendi_i_Republikes_se_Kosoves/Ahmet_Isufi.pdf

8. Deputetja e PSD-së znj. Besa Baftiu ka deklaruar gjithsej 241 mijë e 542 euro.

https://www.akk-ks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimi%20i%20Pasurise/Deklarimet/declaration/2018/Kuvendi_i_Republikes_se_Kosoves/Besa_Baftiu.pdf

Këto të dhëna zyrtare, janë publikuar në korrik të vitit 2018, në webfaqen zyrtare të Agjensionit Kundër Korrupsion.

Disa prej politikanëve nga Komuna e Gjilanit, kanë deklaruar pasuri trashëgimore që arrijnë shifra të mëdha.

Gjithsej shuma e këtyre tetë politikanëve të lartë nga Gjilani, arrinë vlerën prej 10 milion e 399 mijë e 595 euro. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close