AKTUALITETLAJME

Kryetarët e Gjilanit, mësoni profesionet e tyre

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri u lind më 8 nëntor të vitit 1969 në Llovcë të Gjilanit. Ai është biolog me profesion, ndërsa gjatë viteve ’90-ta, ishte anëtar i strukturave udhëheqëse të studentëve në Universitetin e Prishtinës

Xhemajl Hyseni

Xhemajl Hyseni (1956), tanimë i ndjerë ka qenë ekononomist i diplomuar. Ai ka qenë i angazhuar në aktivitete politike, që prej themelimit të LDK-së, ku ka mbajtur për disa vite edhe postin e kryetarit të degës në Gjilan dhe më vonë i është bashkuar LDD-së, degën e së cilës e drejtoi po ashtu në një mandat.

Qemajl Mustafa

Qemajl Mustafa u lind më 8 Prill 1960 në Malishevë, Komuna Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmën në Gjilan. Ka të kryer Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës në vitin 1982, ku gjithashtu ishte një ndër studentët më të dalluar.

Xhemajl Hyseni, Qemajl Mustafa dhe Lutfi Haziri kanë qenë tre kryetarët e Komunës së Gjilanit.

Xhemajl Hyseni dhe Lutfi Haziri ishin pjesë e LDK-së, ndërsa Qemajl Mustafa pjesë e PDK-së.

                                 KOMENTE :

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close