AKTUALITETLAJME

Kështu kopjohet në Gjilan, muret e perdet e Universitetit të mbushura me mësime (Foto)

Është evidente se disa studentë kosovarë shpenzojnë energji e kreativitet më shumë në shpikje të metodave të kopjimit se që angazhohen për të mësuar në lëndët dhe drejtimet që i zgjedhin për t’i studiuar.

Këtu tregohet se si kopjojnë disa nga studentët e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”.

Nga fotografitë e dërguara, kuptohet se kreativiteti në kopjim nuk mungon as te studentët gjilanas.

Prej shkrimit të mësimeve në mur, deri te shkrimet e mësimeve në perdet e universitetit, janë metodat për të kopjuar dhe për të kaluar provimet.

“Aq sa janë absurde, po aq janë edhe qesharake”, i ka përshkruar Studentja metodat e kopjimit të studentëve. /Periskopi/

Gjithashtu për këtë fenomen ka shkruar edhe profesoresha Eliza Hoxha, e cila ka rastisur në një rast kopjimi shumë interesant në UP, ku në mbështjellësit e shisheve të ujit është vendosur teksti për kopjim.

Ajo ka shkruar se:

Nxënësit apo studentët të cilët nuk janë të përgatitur për t’iu nënshtruar provimeve të ndryshme, mundohen të gjejnë mënyra të tjera për të mbushur fletët e bardha që i ofrohen përpara nga profesorët.

Një rast me shumë kreativitet kopjimi është bërë i ditur nga profesoresha e  UP-së, Eliza Hoxha. Aty shihet se si studentët kanë krijuar një imazh të njejtë të shishes,  me atë të një brendi kosovar të ujit në Kosovë.

“E pifshi per shnet jo, po per dije” .Kreativiteti pa kufij kur vjen puna me kopiju n’provim… Urbanizimi ujeeeee’, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close