AKTUALITETLAJME

Kurti para pak muajsh e kishte linçuar Ministrin Cakaj duke e quajtur “Ministër i Baton Stanishiqit”

Kryetari i Lëvizës Vetëvendosje, Albin Kurti ka treguar edhe njëherë qëndrimin e tij dhe të subjektit politik lidhur me kundërshtimin që i bënë ministrit të Jashtëm të deleguar të Shqipërisë Gent Cakaj.

Kurti tha se problemi dhe kundërshtimi i Vetëvendosjes ndaj Cakajt, nuk lidhet me emrin e tij, duke deklaruar edhe njëherë se Cakaj kishte qenë anëtar i VV-së.

“Ne kemi shpjeguar qëndrimin tonë përmes një komunikate për ish anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai nuk është ministër i Edi Ramës, por është ministër i Baton Haxhiut, nuk është problem baton Haxhiu, por Stanishiqi”, kishte deklaruar Kurti në Neës24.

Po ashtu më tutje ai ka sqaruar edhe rolin e Stanishiqit që kishte pasur në katër luftërat në Serbi. Ai deklarojë se Stanishiqi si shef i Shërbimit Sekret kishte formuar katër formacione të rrezikshme të cilët kanë kryer krime të shumta duke përfshirë edhe luftën në Kosovë./Insajderi.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close