AKTUALITETLAJME

Të panjohurat për luftëtarin e tri luftërave Lirim Jakupin

Lirim Jakupi, nga Novosella Komuna e Bujanocit, i njohur po ashtu nën nofkën “Nacisti”, ka qenë njëri ndër komandantët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) – gueriljes shqiptare që luftoi për 16 muaj kundër forcave serbe të sigurisë në rajonin e Luginës së Preshevës deri në maj të vitit 2001, kur edhe u çmobilizua si rezultat i marrëveshjes së paqes.

Ai është plagosur në Tetovë gjatë një aksioni të policisë maqedonase. Lirim Jakupi kishte arritur që të arratiset pas përleshjes së armatosur me pjesëtarët e policisë. “Ne jemi të brengosur sepse edhe më parë ka ndodhur që ndokush të gjendet në Bondsteel dhe më pas të ik. Për këtë duhet një veprim energjik i shtetit dhe i organeve të drejtësisë”, ka thënë Çoviqi duke paralajmëruar se MUP-i i Serbisë dhe “Qendra Koordinuese për Kosovën dhe Metohinë” do t’i dërgojnë UNMIK-ut kërkesë për ekstradimin e Jakupit.

Autoritetet serbe ishin në kërkim të Lirim Jakupit, të cilin e akuzojnë se është pjesëtar i Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH). Po ashtu edhe UNMIK-u kishte lëshuar fletarrest ndërkombëtar ndaj Lirim Jakupit, për shkak të dyshimit se ka kryer vepra terroriste dhe se është i implikuar në vrasje të ndryshme në territorin e Kosovës.

Tigrat e Malësisë i rrinin karshi tigrave të Maqedonisë, Beretave të Kuqe, Frenkovcave dhe Klanit të Zemunit të Serbisë, pa u bërë syri vër.

Lirim Jakupi njihet si trim i pathyeshëm i cili ju ka bërë ballë me guxim të jashtëzakonshëm okupatorëve të trojeve shqiptare.

Teksti është huazuar nga presheva.com/kujtesa-historike-me-burrat-e-malesise

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close