AKTUALITETLAJME

Mustafa tregon pazaret me VV’në: Do të bëhem President i Kosovës pas dy vitesh, unë vendos në LDK

I pamposhturi brenda LDK’së dhe kryetari i saj, Isa Mustafa ka zbuluar se mund të bëhet President i Kosovës pas dy vitesh, shkruan Gazeta Metro.

Jo vetëm President, ai po thotë e vendos se çfarë do të bëhet në LDK dhe marrëvewshjet që do të arrihen me Lëvzijen Vetëvendosje dhe formimin e Qeverisë së re.

Mustafa po thotë se fjalën e fundit do ta jep ai dhe jo dikush tjetër.

“Në rast se ne do të bëjmë koalicion, atëherë kryetari i LDK do ta përfaqëson Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe çdo marrëveshje me tjerët është marrëveshje që do ta bëjë kryetari i LDK’së”, tha Mustafa për Klan Kosova.

Mustafa po thotë se nuk do të lejon që Vetëvendosje t’ia cakton ministritë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Ne do të ulemi në tavolinë me letër të bardhë përpara dhe nuk mund të thotë kush se ne kemi nda këto ministri për vete dhe për këto tjerat mund të flasim”, tha Mustafa, transmeton Gazeta Metro.

Mustafa ka thënë se humbja e LDK’së vjen pasi nuk është përkrahur nga Diaspora që jeton jashtë Kosovës./gazetametro.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close