LAJME

Drejtori i Insajderit: Tomë Gashi: Je keqpërdoruesi më i madh i tragjedisë së Astrit Deharit

Gazetari i njohur, Vehbi Kajtazi, e ka quajtur avokatin Tomë Gashi si njërin prej keqpërdoruesve më të mëdhenj të tragjedisë së familjes së Astrit Deharit.

Sipas tij, Gashi shpeshherë është treguar dinak me raste të tilla. Kajtazi ka përmendur edhe rastin kur avokati përfitues i kishte “shpëtuar” suspendimit nga Oda e Avokatëve të Republikës.

Është keqpërdoruesi më i madhi i tragjedisë së familjes Dehari. Ka instrumente të mjaftueshme dhe ka kod të etikës për avokat. Për Tomë Gashin nuk janë marrë masa kur është dënuar për vepër penale. Me ligj është dashur t’i merrej licenca kur është dënuar me 6 muaj burgim për rrahje me policë me Avni Zogianin dhe nuk i është marrë licenca. Aktgjykimi ishte i formës së prerë dhe ODA e Avokatëve nuk ka guxuar të merrte vendimin për t’ia marrë licencën, sepse atë kohë ishte këshilltar i Hashim Thaçit.

Unë e kam pas shkrim, bile e pata quajtur “Vrasja e shumëfishtë e Astrit Deharit”. Tepër është keqpërdorur për qëllime politike prej  Vetëvendosjes, shumë njerëzve përfshirë edhe zotin, Tomë Gashi… për mu është për keqardhje se çfarë është duke bërë ky njeri me këtë rast”, është shprehur ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close