LAJME

Rektori Kosumi çuditërisht vendosë t’i përmbahet kritereve, rrëzon “miqtë” e tij në Senat

Me datë 14 tetor të këtij muaji, më saktësisht ditën e hënë, është mbajtur mbledhja e Senatit me pikën e rendit të ditës avancimi i stafit akademik brenda Universitetit “Kadri Zeka”.

Në një mbledhje maratonike, Senati i Universitetit “Kadri Zeka”, i drejtuar nga Rektori Bajram Kosumi, vendosi vija të kuqe ndaj miqve të dikurshëm në lidhje me avancimin e tyre akademik.

Pavarësisht se Komisionet Recenzuese kishin vlerësuar pozitivisht profesorët e caktuar në lidhje me gradimin, respektivisht Thirrjet Akademike, në fund Senati i Universitetit, si organi përfundimtar në lidhje me gradimin e Stafit Akademik, vendosi t’i rrëzojë të gjithë emrat e propozuar nga Komisionet Recenzuese.

Xhevdet Thaqi, Lutfi Zharku, Arben Mustafa, Gëzim Tosuni, Fejzullah Hasani e Shpresë Qamili; pas një mbledhje maratonike janë RRËZUAR nga Senati i Universitetit “Kadri Zeka”.

Të gjithë këta, përpos z. Xhevdet Thaqi kanë aplikuar për Thirrjen Akademike Prof. Asociuar, përderisa z. Xhevdet Thaqi kishte aplikuar për Thirrjen Akademike Profesor i Rregullt.

Çuditërisht, Rektori Kosumi ishte prijëtar i refuzimit të gradimit të këtyre profesorëve, përderisa senatorët e tjerë ishin të qëndrimit të njejtë me Rektorin Kosumi, pavarësisht disa abstenimeve në votim.

Përpos dy profesorëve të Fakultetit Ekonomik, të gjithë të tjerët kanë qenë pothuajse vazhdimisht në krah të Rektorit Kosumi. 

Pavarësisht Debatit dhe mos pajtimit në mbledhjen e Senatit ndërmjet disa profesorëve dhe Rektorit, prapë se prapë në fund fjala e Rektorit ishte Vendimtare.

Ende nuk dihen arsyet e sakta të respektimit total të kritereve nga ana e Rektorit, duke e pasur parasysh faktin se para disa muajsh pikërisht Senati i Universitetit “Kadri Zeka” kishte votuar në favor të disa profesorëve të cilët janë pranuar në mënyrë shumë të dyshimt.

Me bachelor të Gjuhës Shqipe ka fituar titullin Prof.Ass për lëndët e Psikologjisë, bashkëshortja e mikut të Rektorit Kosumi dhe Rektori Kosumi çuditërisht këtë rast si shumë raste të tjera nuk i ka rrëzuar në Senat.

Respektimi selektiv i kritereve është i çuditshëm në Universitetin e drejtuar nga Rektori Kosumi. Mediumet e ndryshme kanë raportuar vazhdimisht për skandalet e ndryshme dhe të shumta brenda këtij Universiteti. Ende nuk dihen arsyet e sakta se përse Rektori Kosumi ka vendosur t’ua tregojë “dhëmbët” miqve të tij të dikurshëm. 

Redaksia jonë vazhdimisht do ju mbajë të informuar në lidhje me këtë çështje, por edhe me shumë çështje të tjera të cilat e preukopojnë këtë Institucion Universitar. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close