LAJME

Demonstrata e vitit 1981, Kadri Zeka në ballë të saj në Zvicër

Kadri Zeka ~1953 – 1982- Fillimisht Kadriu ka qenë anëtar i celulës, kurse pas arrestimeve të vitit 1974 dhe 1975 të anëtarëve të Grupit Revolucionar, Kadriu kooptohet në Komitetin Drejtues (që ishte organi më i lartë i Organizatës), në këtë cilësi ka qenë deri në fund të jetës së tij.Ndërkohë punon si gazetar në radio Prishtinë dhe “mbulon” punëtorët e “përkohshëm” në mërgim.Pos aksioneve të shumta si thyerje fotografish të Titos etj, shkyerje flamujsh e pllakateve të ndryshme të regjimit, shkruarje parullash e shpërndarje traktesh, Kadriu ka marrë pjesë në rrëmbimin e një shaptilografi në Prishtinë, gjatë vitit 1974 ka sjellë nga Zvicra (ku kishte shkuar me pasaportë të falsifikuar) një shaptilograf tjetër më praktik, me të cilin janë shumëzuar traktet e shpërndara në Konviktet e UP-së dhe ato në Preshevë si dhe teknikë tjetër të nevojshme për punë të fshehtë. Ka marrë pjesë në përpilimin, përgatitjen teknike dhe shpërndarjen e tyre.Kadri Zeka ka qenë shumë i zellshëm në zgjerimin e radhëve dhe për këtë qëllim ka shkuar të punojë e të jetojë një kohë në malësi të Gollakut,( mësues në Gmicë të Dardanës). Ka mbajtur lidhje të fshehta me Rexhep Malën e shokë të tjerë, edhe gjatë qëndrimit të tyre në burg.”*’Pas gjurmimeve sistematike të UDB-së aty kah marsi i vitit 1978 hetohet veprimtaria e tij dhe e Hydajet Hysenit.

  • Kadri Zeka ka gjetur tek vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla shokët e idealit, të luftës e të përpjekjeve. Ata rreth një vit do të veprojnë bashkë. Përkundër intrigave të UDB-së ata nuk do të përçahen, por do të punojnë për fuqizimin e Lëvizjes për Pavarësi dhe për krijimin, përmes veprimeve të përditshme, të një organizate të vetme në shkallë kombëtare; të strukturuar dhe të përgatitur për t’u përballë me kërkesat dhe sfidat e kohës. Prandaj nuk është e rastit pse ata nuk i ndau as vdekja.
  • Kadri Zeka’ dhe vëllezëritë Jusuf e Bardhosh Gërvalla – Vritet tinëzisht nga UDB-ja jugosllave më 17 janar 1982 në Untergrupenbach afër qytetit Heilbronn landi i Stuttgart-it (Gjermani).
  • Pas luftës së fundit në Kosovë në fshatin e lindjes në Poliçkë vitin 2007-të u përurua Muzeu Kadri Zeka,
  • Manifestimi gjithëkombetar multikulturor”Flaka e janarit” mbahet për çdo vit, më tepër se dydekadash me radh në Gjilan[3]

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close