LAJMESHËNDETËSI

Operohet baba Rron Gjinovcit, ky i fundit lavdëron punën e QKUK-së dhe Ministrit Uran Ismaili

Prindi i analistit Rron Gjinovci, gjatë ditës së djeshme iu ka nënshtruar një operacioni, respektivisht stentimi.

Lexone shkrimin e plotë të Rron Gjinovcit:

NJI LAVDATË PËR QKUK-në

Sapo dul baba nga nji operacion i suksesshëm stentimi. Nji trajtim totalisht profesional prej mbramë mbas mesnate e deri në kto momente, kur Dr. Daut Gorani përfundoi me sukses stentimin. Doktori ma prezantoi në kompjuter rrjedhën e operacionit, rreziqet dhe vështirsitë si dhe pamundësinë e pasojave për shkak të ndërhyrjes me kohë. Kjo ke si n’filma.
Qasja profesionale po na jep krejtve siguri e mu nji kënaqësi kur po e shoh qysh institucionet publike dijnë me funksionu kaq mirë. Kjo më gëzon ma shumë sesa suksesi i operacionit të pacientit në fjalë, i cili është ndër ma të padisciplinumit si në mënyrë e të ushqymit, si në vese e teke që për të dytën herë po e fusin në procedurën e njejtë 😋 Besoj që tash është edhe ma krenar për faktin që në moshën 50 vjeçare ai mban dy stenta dhe vazhdon me pi cigare e me hangër çka t’munët. Në anën tjetër QKUK-ja, publike, me profesionalizëm ua shpëton jetën të gjithëve 😊

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close