Madhështore: Protestat Studentore kundër pushtuesit në Gjilan

Ishte bllokuar qyteti. Rinia gjilanase e mbushur plot vullnet e guxim kishte dalur qendrës së qytetit të Gjilanit, më saktësisht tek shkollat e mesme për të protestuar kundër okupatorit serb.
Studentët gjithëherë kanë qenë në ballë të proceseve historike në Kosovë. Guximi, përkushtimi dhe energjia e tyre e kanë ndryshuar Kosovën në kohërat më të vështira.
Pikërisht, kjo kohë do të mbetet në mendjen e të gjithëve. Protesta madhështore që bashkoi studentët kundër pushtuesit.
Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta.
Pos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.
Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve.
/gjilanisot/