LAJMESPORT

Fillon ndryshimi i Kurtit: Tani flamurin lara-lara e vendosë në qafë

Dikur flamurin e Kosovës e quante lara-lara, por sot Albin Kurti këtë flamur po e mban në ndeshjen e ekipit të cilin deri vonë se konsideronte si Kombëtare e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Kosova sonte po zhvillon ndeshje kundër Malit të Zi në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të Euro 2020, e i pranishëm atje është edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ky i fundit, është parë me shallë që simbolizon flamurin e Kosovës, të cilin dikur e quante ‘lara-lara’.

Prej atje, Kurti u kujdes që të publikonte edhe një postim në Facebook, për Kosovën që tashmë e quan ‘ekipin tonë’.

“Në tribinat e lindjes së stadiumit “Fadil Vokrri”. Për ekipin tonë të Kosovës presim atë që duam – fitore”, shkroi ai.

Profesor Rrahman Paqarizi e ka kritikuar Kurtin duke i thënë se duhet ta quaj Kombëtare dhe jo vetëm ekip.

Prapë se prapë kjo çështje po shihet si pragmatizëm dhe transformim nga ana e analistëve të ndryshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close