LAJME

Vëllai i Lutfi Hazirit tallet pak me Vjosa Osmanin

Amir Haziri, vëllai i nënkryetarit të LDK’së, Lufti Haziri, ka provuar të bëjë humor në llogari të kandidates së LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmanit dhe tentimit të Lëvizjës Vetëvendosje për ta formuar një qeveri me LDK’në, pasi i fituan zgjedhjet, sipas rezultateve preliminare. 

Haziri në profilin e tij në Facebook ka shkruar se kur LVV shkon të LDK’ja për të biseduar rreth një koalicioni të mundshëm, Vjosa Osmani i thotë se nuk janë burrat e partisë aty e s’mund të flasë. 

Sa herë të shkojnë kta të VV-së te LDK-ja me folë për koalicion, po del Vjosa e po u thotë hajdeni më vonë se nuk janë burrat në shpi”, thuhet në postimin e Amir Hazirit në Facebook, transmeton Gazeta Express.

Për këtë postim, duke se Haziri është penduar, pasi menjëherë e ka fshirë nga profili i tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close