LAJME

Për herë të parë prej pas luftës, Xhavit Haliti humbë betejën për deputet

Kandidati i PDK’së për deputet Xhavit Haliti nuk ka marrë vota mjaftueshëm sa për të kaluar pragun për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Mësohet se njëri prej figurave më të rëndësishme dhe më konstante të PDK’së, deputet i të gjitha legjislaturave në Kosovë, nuk ka marrë besimin e qytetarëve edhe për një mandat në Kuvend.

Për të qenë njëri nga deputetet e PDK’së në Kuvend këtë mandat duhej të kishte mbi 7500 vota, ndërsa Haliti ka marrë më pas se aq në zgjedhjet e 6 tetorit.

Haliti, ka marrë vetëm 734 vota në kryeqytet.

Kujtojmë që Haliti ka qenë edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close