LAJME

Pengesa e parë, VV dhe LDK nuk lëshojnë pe për Ministrinë e Financave

Siç edhe ka raportuar Gazeta Metro një ditë pas zgjedhjeve se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është pajtuar që pozita e Kryeministrit t’i takon partisë fituese të këtyre zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj Albin Kurtit, tani po kërkon dy pozita të rëndësishme në Qeverinë e re, shkruan Gazeta Metro.


Burimet e Gazeta Metros brenda LDK’së kanë konfirmuar se LDK ka dy kushte për koalicion me Vetëvendosjen, ajo dëshiron Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Ministrinë e Financave.

Këto burime kanë treguar se ky do të jetë kushti kryesor që nuk do të lejojnë që të mos përmbushet dhe nëse VV dëshiron një koalicion me këtë parti.

Jo vetëm këto dy pozita, LDK do të ketë edhe kërkesa të reja për koalicion me Kurtin, si pozita e Zëvendëskryeministrit, po ashtu LDK  dëshiron të kenë rol të rëndësishëm në bisedimet me Serbinë dhe procesin e integrimeve të Kosovës në BE.

Kujtojmë se LDK dhe VV janë duke u përballuar me një presion të jashtëzakonshëm nga ndërkombëtarët për formimin sa më shpejtë të Qeverisë së re dhe fillimin e dialogut me Serbinë në mënyrë që marrëveshja mes dy vendeve të arrihet gjatë vitit të ardhshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close