LAJME

Koha kur Hashim Thaçi e Ismajl Kurteshi marshonin rrugëve të Gjilanit në 1999

Tani është kundër qeverisjes nga PDK-ja si dhe mjaft kritik ndaj figurës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Mirëpo, deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi nuk kishte gjithnjë këto bindje.

Në një video të vitit 1999 të publikuar nga AP, Kurteshi, i cili sot mban pozitën e sekretarit të VV-së, shihet që i qëndron mjaft afër Thaçit- i cili asokohe vinte në Prishtinë pas çlirimit të vendit nga forcat serbe.

Kurteshi ishte edhe deputet me ish-partinë e Thaçit, PDK-në, madje edhe njëri ndër themeluesit e degës së PDK-në në qytetin e Gjilanit.

Ismajl Kurteshi mori pozitën e sekretarit në Vetëvendosje pasi nga ky post hoqi dorë deputeti Dardan Molliqaj, emri i së cilit tani po kryeson në grupin e kundërshtuesve të themeluesit të partisë, Albin Kurti, në krizën që kjo parti po e përjeton pas largimeve që po bëhen si kundërshti ndaj Kurtit.

Kurteshi është vetëm njëri nga emrat që tani po e mbron Kurtin, mirëpo një kohë të gjatë ishte pjesë e PDK-së.

Të tjerë që po i qëndrojnë afër Kurtit, e dikur ishin të afërt me Thaçin janë edhe; Sami Kurteshi, Hydajet Hyseni si dhe Shemsi Syla- i cili mund të shihet edhe në foton e mëposhtme së bashku me Ismajl Kurteshin.

Ismajl Kurteshi e braktisi PDK-në në vitin 2010, ndërsa 3 vite më vonë, në vitin 2013 kandidoi si pjesë e Vetëvendosjes për të parin e Gjilanit, garë që e humbi nga kryetari i tanishëm i Gjilanit, Lutfi Haziri i LDK-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close