LAJME
Emërohen anëtarët e bordit të Universitetit të Pejës “gabimisht”, ju referohet “Kadri Zeka”

Ministri i Arsimit z. Shyqyri Bytyqi pak para dorëheqjes nga ky funksion institucional, ka marrë një vendim për t’i emëruar anëtarët e Bordit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.
Ai gjatë nxerrjes së Vendimit për Emërim, gabimisht ju ka referuar Universitetit “Haxhi Zeka”, si Universiteti “Kadri Zeka”.
Gjithashtu, përpos këtij gabimi substancial, Akti i Vendimit ka edhe gabime të tjera drejtshkrimore, ku fjalët; arsyetim e lart, janë shkruar gabimisht; lartë e arsyeti. /gjilanisot/
