LAJME

E thotë Agim Veliu: Do të jetë e vështirë arritja e marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje

Share Button Gazeta Blic

Ndonëse në parim, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë pajtuar t’i nisin negociatat për formimin e koalicionit qeverisës, arritja e marrëveshjes duket të jetë ende mjaft larg. Kështu të paktën parashikojnë disa zyrtarë nga partitë në negociata, sidomos ata nga LDK-ja.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, konsideron se arritja e një marrëveshjeje me Lëvizjen Vetëvendosje do të jetë e vështirë. Sipas tij, problemet e më të mëdha do të jenë në harmonizimin e programit të përbashkët për të pasur sukses në bashkëqeverisje.

Sidoqoftë, ai parashikon se negociatat e vërteta për arritjen e marrëveshjes mund të priten vetëm pasi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të certifikojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

Besoj se nuk do të jetë e lehtë të arrihet marrëveshje me Vetëvendosjen, duke i pasur parasysh disa deklarime të vazhdueshme publike të atyre edhe gjatë fushatës, po edhe pas rezultatit preliminar, ata po e ndjejnë vetën si fitues të mëdhenj”, tha Veliu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close