LAJME

Vali Corleone i ka dy fjalë për Albin Kurtin

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pritet që së shpejti të ulet edhe në karrigen e kryeministrit, tashmë e ka edhe një përkrahës nga bota e showbizit, shkruan Gazeta Express.

Atë për udhëheqës të ekzekutivit të Republikës së Kosovës e dëshiron edhe Vali Corleone. 

Corleone sot gjatë ditës ka telefonuar Gazetën Express duke thënë se një gjë të tillë për Kurtin e ka thënë edhe më herët. 

“Sipas mendimit tim, Albin Kurti, duhet me u bo kryeministër i Kosovës, sepse e kam thënë edhe para një muaji në Instagram”, ka thënë Corleone. 

Ndërkohë ai ka pasur edhe disa fjalë për ata që i kanë humbur këto zgjedhje. Corleone thotë se ata duhet që të qëndrojnë në shpi, e të pinë çaj. 

“Këta që kanë humb le të rrinë në shpi, le të rrinë të shpija e le të pinë çaj”, ka shtuar ndër të tjera Corleone.

Zgjedhjet e 6 tetorit i ka fituar Vetëvendosje, LDK ka dalë e dyta ndërsa e treta ka dalë PDK’ja e Veselit e cila ka pranuar që të shkojë në opozitë. Haradinaj është mjaftuar me vendin e 4’të.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close