LAJME

Luta i kundërpërgjigjet Ismajl Kurteshit i tregon që e ka mposhtur tri herë

Nënkryetari i LDK-së që ishte edhe shef i shtabit zgjedhor të kësaj partie në zgjedhjet e 6 tetorit, Lutfi Haziri ka reaguar ndaj deklaratave të Ismajl Kurteshit të LVV-së që i kishte kërkuar dorëheqjen atij pas rezultateve të zgjedhjeve në Gjilan, ku fitoi Vetëvendosja e jo LDK-ja.

Haziri në RTV Dukagjini ka thënë se Ismajl Kurteshin e ka mundur tri herë në Gjilan dhe sipas tij ai nuk ka të drejtë të kërkojë dorëheqjen e tij.

“Njeriun që e kam mundur tri herë në garë direkte nuk ka drejtë të më kërkojë dorëheqjen. E kam mundur atë dy herë si kandidat të PDK-së e një herë si kandidatë të Vetëvendosjes”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close