LAJME

80-vjeçari gjilanas që e kalon natën duke folur me vajza në Facebook

Mund të ju duket e pabesueshme por ky 80 vjeçar nga Gjilani e përdorë rrjetin social Facebook, më shumë se të rinjtë. 


“Unë rri shumë në Facebook, më shumë se çdo i ri”, thotë ndër të tjera ai duke u shprehur se më së shumti në Facebook e përdorë reagimin “Love” në foto dhe video.

80 vjeçari Osman Ibrahimaj ka mësuar çdo teknikë të këtij rrjeti social, shkruan Reporteri.net.

“Unë rri ton ditën dhe ton natën në Facebook. A më zen gjumi pak a hiç. Menjëherë si të çohna në Facebook, pa marrë parasysh ka vajza të reja, shoqëri më thirrin më nderojnë. Kam në Shqipëri, Gjermani, Austri, kam shoqe, shokë, tylifare”, rrëfen ndër të tjera ai për emisionin Gjesi në T7.

Ai rrëfen se flet me vajza të reja, por edhe me gra më në moshë. E kjo për arsye se siç thotë ai, secilës mundohet t’ia gjejë fatin e jetës, pavarësisht se vetë është i ve.

Ndër të tjera ai thotë se msitnia i shkon shumë.

“Facebook ma kënaqë loçkën e zemrës, pa të smuj rri hiç”, thotë ky 80 vjeçar i cili apelon tek të rinjtë që të kenë kujdes në përdorimin e rrjeteve sociale. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close