LAJME

Daka për videon e publikuar nga diaspora: mund të anulohen votat

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka reaguar pas publikimit të videos nga diaspora lidhur me keqpërdorimin e votave.

Daka ka thënë se duhet argumentuar nëse kjo video është e vërtetë, derisa thotë se është shqetësuese derisa votimi jashtë Kosovës mund të cenohet lehtë.

Ajo më tej ka thënë se KQZ-ja do të bëjnë vërtetimin e dokumenteve, ndërsa çështja e manipulimit do të jetë në dorën e policisë dhe prokurorisë, raporton ‘EO’.

“Çështja e parë është se sa është kjo video autentike dhe sa është e vërtetë. Kjo çështje të cilët në si KQZ nuk mundemi me e vërtetua. E sidomos për një video e cila vjen nga jashtë Kosovës. Është shqetësuese, unë vazhdimisht e kam cek, se votimi jashtë Kosovës ka një integritet të cenueshëm dhe mund të cenohet shumë lehtë, është votë e pambrojtur. Ne si KQZ bëjmë të gjitha ato çka na lejon ligji. E bëjmë vërtetimin e dokumenteve të cila iu bashkëngjitën këtyre votave dhe a është në listë të votueseve ndërsa çështja e manipulimit mund të jetë objekt i shqyrtimit nga ana e policisë dhe prokurorisë. Kur të vërtetohet në atëherë i pranojmë ato të cilat vijnë në mënyrë të rregullt nga diaspora”, ka thënë Daka.

Në medie është publikuar një video ku shihen disa persona duke mbushur mbi 50 fletëvotime.

Me tej, Daka ka thënë se ekziston rreziku i integritetit të këtyre votave, derisa rikujtoj se në vitin 2013, KQZ-ja ka anuluar mijëra vota të cilat kanë qenë në mënyrë të fabrikuar.

“Ajo se çka shihet në video mund të bëhet grumbullimi i atyre votave, mund në çfarëdo mënyre vijnë ata deri tek dokumentet e personave të cilët janë të regjistruar si votues, pastaj votohet në emër të tyre. Kjo ka ndodhur edhe nga Serbia, në vitin 2013 ne i kemi anuluar me mijëra vota të cilat kanë qenë të fabrikuara. Por megjithatë rreziku gjithmonë ekziston. Integriteti i këtyre votave është diskutabil dhe i lehtë i cenueshëm. Është votë e pambrojtur”, tha ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close