LAJME

PDK: Zhegra e heronjëve e Përlepnica e kryengritësve mirëpresin Kryeministrin Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së z. Kadri Veseli gjatë ditës së sotme ka qëndruar në qytetin e Gjilanit.

Ai ka vizituar në dy tubime të ndara elektorale fshatin e Zhegrës dhe Përlepnicës, si dhe ka bërë homazhe tek Parku i Dëshmorëve në fshatin Dobërqan.

Komunikata e plotë e PDK-së;

Në Zhegrën e dëshmorëve; Idriz Seferit, Agim Ramadanit, Sami e Shaban Ukshinit vendoset vula e fitores për Kadri Veselin Kryeministër.

Banorët e fshatit Zhegër masovikisht e mirëpritën liderin e PDK-së z. Kadri Veseli.

Zhegra vazhdimisht është rreshtuar përkrah të drejtës. E drejta dhe progresi tani mund të arrihen vetëm me një lider të besës, guximit e përkushtimit, siç është Kryeministri i ardhshëm z. Kadri Veseli.

Kryetari i PDK-së z. Veseli ka falënderuar banorët për mbështetjen dhe mobilizimin e treguar në këtë proces zgjedhor.

Zhegranët gjithëherë kanë qëndruar vertikalisht. Zhegra paraqet pjesën e ndritur të historisë. Zhegranët do ta bëjnë ndryshimin dhe do ta thellojnë fitoren me 6 tetor.

Përlepnica

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close