LAJME

PDK: Uragan në Arbëri, rikonfirmohet bastioni i pathyeshëm i PDK-së

Kandidatër për deputet kanë vazhduar takimet e radhës me banorë të lagjeve të ndryshme në qytetin e Gjilanit.

Ja komunikata e plotë:

Uragan në lagjen Arbëria, rikonfirmohet bastioni i pathyeshëm i PDK-së, i madh e i vogël ngriten në këmbë për fitore.

Sot është mbajtur takimi i radhës në lagjen Arbëria. Salla ishte e vogël për interesimin e jashtëzakonshëm të banorëve të lagjes për të qenë pjesë e këtij tubim politik.

Banorët kanë vendosur për t’i thënë PO politikës prosperuese dhe për t’i thënë JO personazheve artificiale të cilët karrieren e tyre e kanë ndërtuar me mohim, propagandë e dhunë.

Kandidatët për deputet falënderuan banorët për këtë organizim madhështor dhe shpalosën planet dhe idetë e tyre të cilat do t’i implementojnë gjatë mandatit të tyre në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ndërtojmë të Ardhmen – Për Ty dhe Shtetin!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close