LAJME

Para 1 viti e quajti të pa fytyrë, sot Vjosa Osmani i kërkon mbështetjen Lutës

Kandidatja për Kryeministre nga radhët e LDK-së znj. Vjosa Osmani, sot do të qëndrojë në qytetin e Gjilanit për tu takuar me qytetarë të ndryshëm të këtij qyteti.

Por, fiks para 1 viti, znj. Vjosa Osmani kishte adresuar kritika të ashpra në drejtim të Kryetarit të Gjilanit z. Lutfi Haziri.

Ju sjellim shkrimin plotë të Vjosa Osmanit të cilin e ka publikuar për media para 1 viti:

“Atyre që i bëjnë argat idesë së ndarjes do u thosha marre ju koftë, por kurrë në jetën e tyre s’kanë pasur as marre e as fytyrë”, është shprehur ajo.

“Keto qendrime nuk janë vetëm të miat, Armend Zemajt e Haxhi Avdylit, por janë të Kryesisë së LDK-së, degëve të LDK-së dhe gjithë Grupit Parlamentar të LDK-së. Por mbi të gjitha janë qëndrime që mbrojnë shqiptarët e Luginës nga gënjeshtrat e mashtrimet tuaja e të Hashimit”, është shprehur deputetja e LDK’së.

“Qytetarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit nuk përbijnë më dot kurthe që ju dhe Thaçi ua servoni, nuk lejojnë që dinjiteti i tyre të përdoret për perfitime tuajat elektorale”, përfundon shkrimi i Osmanit


Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close