LAJME

AAK e NISMA “përplasen” në Universitetin “Kadri Zeka”, Rektori në anën e NISMA-s

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, pak ditë pasi u largua nga ish-partia e tij Nisma Socialdemokrate dhe pasi zyrtarizoi kalimin e tij në Partinë Socialdemokrate, ka shkarkuar dy anëtarë të Këshillit Drejtues të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, që i kishte emëruar në dhjetor.

Ministri Bytyqi i ka liruar nga detyra kryesuesin e Këshillit Drejtues, Emrush Thaçin dhe anëtarin Artan Haziri më 30 gusht. Megjithatë në vendimin e Bytyqit nuk janë treguar arsyet e vendimit.


Menjëherë pas këtij vendimi, ai e ka marrë vendimin tjetër që t’a plotësojë këtë këshill me dy anëtarë tjerë, Ibrahim Kosumin dhe Violeta Abazi-Huruglica.

Pavarësish shkarkimit të dy zyrtarëve të NISMA-s nga ana e Ministrit Bytyqi, një gjë e tillë nuk ndodhi edhe për znj. Yllka Behluli, e cila para pak kohësh kishte dhënë doreqje nga NISMA dhe ishte bashkuar në subjektin e AAK-së.

Pavarësisht plotfuqishmërisë së Vendimit, dy zyrtarët e NISMA-s nuk janë duke e respektuar Vendimin dhe janë duke e kundërshtuar atë fuqishëm.

Në një komunikatë të lëshuar nga Këshilli Drejtues pas shkarkimit të dy anëtarëve, por mbledhje kjo e thirrur pikërisht nga këta anëtarë të shkarkuar, prezent shihet edhe Rektori i UKZ-së z. Bajram Kosumi, pavarësisht se Anëtarja e Bordit znj. Yllka Behluli, sipas burimeve të portalit gjilanisot, ishte kundër mbajtjes së kësaj mbledhje dhe kishte propozuar që kjo mbledhje të shtyhet, prap se prap mbledhja ishte mbajtur nga anëtarët e shkarkuar të Këshillit Drejtues.

Bajram Kosumi sic duket është vënë në mbështetje të anëtarëve të NISMA-s dhe jo në anën e partisë e cila dikur e kishte vendos në pozitën e Kryeministrit. Së bashku janë duke rezistuar ndaj Vendimit të Ministrit të Arsimit z. Shyqyri Bytyqi.

Në këtë mbledhje, më pas ishte lëshuar një komunikatë për media, ku ndër të tjerash thuhej se:

“Njëherësh Këshilli Drejtues i UKZ-së, shqyrtoi përfoljet e lansuara nga një grup i caktuar politik për gjoja se “ndërrimet dhe ndryshimet” në strukturën menaxhuese të Këshillit Drejtues.

Këshilli Drejtues i UKZ hedh poshtë të gjitha pretendimet e grupeve të caktuara që kanë për qëllim dëmtimin e mbarëvajtjes në UKZ, ku nuk kanë munguar edhe sulmet e mëparshme nga po i njëjti grup.

Këshilli Drejtues asnjëherë nuk do ta pranojë ndikimin politik jashtë institucional të kujtdo qoftë e aq më pak të grupeve të dëshmuara për veprime në dëm të UKZ dhe në kundërshtim të ligjeve të Republikës së Kosovës”.

Pavarësisht komunikatës së lëshuar nga Këshilli Drejtues se nuk do të pranojnë ndikime politike, pikërisht ky institucion më herët nuk kishte reaguar në të njejtën formë, pavarësisht se tre anëtarët e emëruar në Bord ishin edhe zyrtarë të lartë të NISMA-s. /gjilanisot/


Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close