SPORT

‘Transfermarkt’ zbulon vlerën e lojtarëve të Anglisë dhe Kosovës

Kosova do të përballet me testin më të vështirë që nga pranimi në instancat më të larta të futbollit UEFA dhe FIFA. ‘Dardanët’ luajnë ndaj Anglisë në stadiumin “St Mary’s” sonte me fillim nga ora 20:45, e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2020”.

Skuadra e Gareth Southgate është favorite në çdo aspekt, shto faktin se nuk kanë humbur asnjë ndeshje kualifikuese (qoftë Evropian apo Botëror) që nga tetori i vitit 2009. Që atëherë, Anglia ka luajtur 42 ndeshje, duke marrë 33 fitore dhe 9 barazime. Ndër të tjera, ‘Tre Luanët’ janë tepër të vlefshëm në vlerën e lojtarëve nëse e krahasojmë me Kosovën.

Skuadra aktuale angleze vlen 1.1 miliard euro, kundrejt 42 milionë eurove të ‘Dardanëve’. Harry Kane është lojtari që ka vlerën më të madhe te vendasit (150 milionë euro), ndërkohë lojtari më i shtrenjtë te kombëtarja jonë është Valon Berisha me 7 milionë euro. Në vlerën e skuadrave janë të llogaritur lojtarët që janë grumbulluar vetëm për këto dy ndeshjet e shtatorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close