LAJMESPORT
Trending

Independent: Kosova i sjell Anglisë diçka të re, një sfidë të vërtetë

Mediumi i madh britanik, Independent, e ka vlerësuar Kosovën si “dukshëm” skuadrën e dytë më të mirë në Grupin A, pas Anglisë, duke shtuar se “Tre Luanët” s’do të përballen sonte vetëm kundër një skuadre në formë, por me një forcë emocionale.

Është diçka për të cilën Gareth Southgate është shumë i vetëdijshëm, por mund t’i zë njerëzit e tjerë në befasi. Trajneri i Anglisë do të shpresojë se aty nuk përfshihen edhe lojtarët e tij dhe ka qenë duke punuar për ta parandaluar një gjë të tillë, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Pasi që në “St. Mary’s” të martën, pasi grupi kualifikues deri më tani ka qenë më i lehti me të cilit Anglia është përballur që një kohë të gjatë, ata lojtarë të njëjtë do të përballet me skuadër të talentuar të Kosovës, që nuk është shumë falëse.

“Mendoj se ndeshja e së martës do të jetë plotësisht e ndryshme”, tha Southgate pas ndeshjes së fundit të Anglisë, fitoren 4:0 kundër Bullgarisë. “Mendoj se ata e kanë një skuadër shumë të mirë”.

Kosova tashmë e ka mposhtur Bullgarinë në Sofje me rezultat 3:2 dhe këtë fitore e ndoqën me një tjetër, 3:2 kundër Republikës Çeke, për të dalur në pozitën e dytë të grupit A dhe për ta vazhduar ecurinë e ndeshjeve pa disfatë në 15.

Megjithatë, Anglia nuk është duke u përballur vetëm me një skuadër në formë të mirë. Ata po përballen me një forcë emocionale.

Ky ka qenë një aspekt i pamohueshëm i ngritjes së Kosovës, të cilën ata shpresojnë ta mbyllin me kualifikimin e parë në histori në Kampionatin Evropian 2020.

Është ky çmim, një shpallje ndërkombëtare për atë që ata janë si vend i ri, që e mbush me emocion çdo ndeshje që ata e luajnë. Është sikur ata ta kenë gjetur veten në futbollin ndërkombëtar, filluan të vrapojnë dhe tani s’dinë të ndalen.

Liga e Kombeve ishte thjesht gara e duhur që i lejoi ata ta shprehin veten kundër Kombëtareve të një niveli të ngjashëm me të tyre dhe pastaj ata e vazhduan momentumin për t’u bërë edhe më të mëdhenj dhe për të arritur rezultate edhe më të mira.

Në barazim pa gola kundër Azerbajxhanit, pas nëntë disfatave radhazi në kualifikimet për Kupën e Botës 2018 – u ndoq nga fitore kundër Ishujve Faroe dhe Maltës. Pastaj ata arritën barazime inkurajuese kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë para se të sigurojnë fitore kundër skuadrave të tillë… e tani, ata përballen me sfidën më të madhe të tyre në histori deri më tash.

“Ata e kanë atë pasionin e një vendi të ri, që ma kujton pak Kroacinë në fillimet e saja. Mendoj se ata do të vijnë me plot besim. Rekordi i tyre është i jashtëzakonshëm. Ata do të kenë shumë vetëbesim. Është një test shumë i mirë për ne”, tha Southgate.

Kjo gjë i ka munguar Anglisë në këtë grup – një test i vërtetë. Por, përjashtim bën Kosova, pasi që për ta çdo ndeshje është një event i madh.

Për shkak të historisë së vendit dhe rrethanave që e përcjellim pavarësimin e tyre nga Serbia, rreth 80 për qind e lojtarëve kishin qenë refugjatë drejt vendeve perëndimore në Evropë.

Kosova e ka një skuadër evropiane të nivelit që do të pritej nga Bullgaria apo Republika Çeke. Për këtë arsye ata janë rrezik për Anglinë – edhe pa Milot Rashicën dhe Arbër Zenelin, të cilët janë të lënduar.

Ata janë një nivel më lart sesa kundërshtarët me të cilët është përballur deri më tani Anglia dhe vetë kjo mund të jetë habitëse për këdo që e shikon grupin dhe i sheh emrat e skuadrave.

Emri i Kosovës është i ri, por është duke arritur nivele të reja. Për këtë arsye, kjo ndeshje nuk është ndeshje për të eksperimentuar për Southgate. Është ndeshje në të cilën lojtarët e tij duhet të jenë të saktë, ose ata do të habiten.


Tags

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close